Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “shqetësim të thellë” për përballjet e reja ushtarake në rajonin e Gjirit Persik, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë “përmbajtje maksimale”.
Në deklaratën e tij, të bërë para një serie të re sulmesh amerikane gjatë natës së të dielës, Guterres paralajmëroi se rikthimi në një konflikt të plotë do të kishte “pasoja katastrofike”.
Ai kërkoi gjithashtu rikthimin e “lirisë së plotë të lundrimit” në ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Deklaratat e Guterres u kritikuan nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cili tha se sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane në rajon ishin një “ushtrim i ligjshëm i së drejtës së tij për vetëmbrojtje”, sipas ligjit ndërkombëtar.
Baghaei i bëri thirrje gjithashtu Guterresit që t’u kërkojë vendeve të rajonit të mos lejojnë përdorimin e territoreve të tyre nga SHBA-ja si “pikënisje për agresion ndaj Iranit”.



