Temperaturat e larta thyen rekorde në shumë vende të botës.
Organizata Botërore e Meteorologjisë ka njoftuar se fenomini klimatik “El Nino” pritet të forcohet gjatë pjesës së mbetur të vitit 2026 duke rritur gjasat për temperatura ekstreme dhe valë të të nxehtit në mbarë globin, raporton klankosova.tv.
Meteorologia Anira Gjoni e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka sqaruar termin e fenomenit “El Nino”.
“Fenomeni El Nino nuk është që ka nisur gjatë vitit të fundit, është një fenomen ciklik. Janë dy në fakt fenomene është “El Nino” dhe “La Nino” apo e njohur ndryshe si vëllau dhe motra. Te ne flitet pak për të pasi nuk është se rajoni dhe vendet tona preken direkt prej këtij fenomeni, por prekemi në mënyrë indirekte, duke qenë që pasojat e këtyre fenomeneve prekin klimën e të gjithë globit”, tha Gjoni.



