Skuadra e reprezentuesit të Shqipërisë, Ardian Ismajlit, ka arritur ta eliminojë Juventusin nga Kupa e Italisë.
Empoli nuk u tremb aspak nga fituesi aktual i këtij trofeu, duke marrë fillimisht avantazhin në minutën e 24 me anë të Youssef Maleh.
Ky ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë, teksa “Zonja e Vjetër” arriti të rikthehej në lojë, në fraksionin e dytë, njofton Klankosova.tv.
Khephren Thuram barazoi shifrat në minutën e 66-të dhe me rezultat 1-1, përfundoi krejt ndeshja.
Gjysmëfinalisti nga ky ballafaqim, doli nga penaltitë, ku mysafirët ishin më të saktë.
Dusan Vlahoviq dhe Kenan Yildiz, dështuan të realizojnë nga pika e bardhë, kurse te Empoli, nuk gaboi askush, raporton Klankosova.tv.
Ismajli me shokë do ta kërkojnë finalen në dy përballje me Bolognan, kurse në anën tjetër, sfidohen mes vete, Inter dhe Milan.
The post Empoli i Ardian Ismajlit e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë appeared first on Klan Kosova.



