FC Suhareka e ka zgjedhur kryesinë e re të klubit si dhe presidentin e ri, Fadil Bytyqin.
“Nga Kuvendi Zgjedhor i FC Suhareka, mbajtur sot me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe përfaqësuesve të klubit, u zgjodh z. Fadil Bytyqi si President i ri i FC Suhareka”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.
“Ky moment shënon fillimin e një epoke të re për klubin tonë, ku synojmë të fuqizojmë ekipin, të avancojmë projektet për të rinjtë dhe të arrijmë suksese të reja sportive”/
“Presidenti Bytyqi shprehu falënderime për besimin e dhënë dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të punuar pa kompromis për rritjen dhe suksesin e klubit”.
Ndërkaq, anëtarë të bordit u zgjodhën: Adrian Hoxhaj – nënkryetar, Hamdi Bytyqi – anëtar, Shyqeri Hoxhaj – anëtar, Edin Berisha – anëtar dhe Berat Berisha – person zyrtar i klubit.
The post Fadil Bytyqi zgjidhet president i ri i FC Suharekës appeared first on Klan Kosova.



