Real Madridi ka fituar 1:0 në xhiron e parë në La Liga ndaj Osasunës.
Mbretërve iu mjaftoi një gol nga penaltia të cilën e realizoi Kylian Mbappe në minutën e 51-të të takimit kur konkretizoi penaltinë.
Sidoqoftë, gjiganti spanjoll dominoi tërë takimin me 18 tentime për gol ndaj një Osasune që kishte ardhur për t’u mbrojtur.
Ata në fundjavë do të luajnë në transfertë ndaj Real Oviedos, teksa Xabi Alonso që shkëlqeu në Bundesligë, po aklimatizohet si trajner në La Liga.
The post Fitore e zbehtë e Realit në javën e parë, kusuriten me një gol nga pika e bardhë appeared first on Klan Kosova.

