Fitorja e dytë në Conference League, reagon Drita: “Historia u shkrua!

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita ka reaguar pasi fitoi derbin e shqiptarëve në Conference League ku e mposhti me rezultat 1:0 Shkëndijën e Maqedonisë së Veriut.

Përballja u zhvillua në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

“Historia u shkrua! Sonte fituam më shumë se një ndeshje! Në një ambient fantastik, ku të dyja tifozeritë dhuruan spektakël të vërtetë, Drita triumfon në këtë përballje historike ndaj KF Shkëndija.

Ishte një natë ku fitoi futbolli, pasioni dhe emocioni i tribunave”, thuhet në reagimin e skuadrës nga Gjilani, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ishte fitorja e dytë e Dritës në UEFA Conference League, transmeton Klankosova.tv

 

The post Fitorja e dytë në Conference League, reagon Drita: “Historia u shkrua! appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news