Forca të shumta policore në fshatin ku u vranë dy vëllezërit, aktivizohet edhe Njësia K9

Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në fshatin Gollubovc të Malishevës, zyrtarët e Policisë së Kosovës tashmë janë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, raportoi se forca policore janë vendosur si në hyrje të fshatit, ashtu edhe në zonën ku ka ndodhur vrasja.

Ato po kryejnë kontrolle dhe hetime në terren.

Ndërkohë, i dyshuari nga Drenasi, Astrit Isufi për vrasjen e dy vëllezërve gjendet ende në arrati.

 

The post Forca të shumta policore në fshatin ku u vranë dy vëllezërit, aktivizohet edhe Njësia K9 appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news