
Trajneri i njohur i fitnesit, Dani Thaqi, ka qenë i ftuari i radhës në episodin më të ri të “Shok Podcast”, ku përballë moderatorit Fis Juniku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij profesionale dhe përvoja e ndërtuar gjatë viteve të punës në industrinë e fitnesit.
Gjatë bisedës, ai ka ndarë një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij: bashkëpunimin e gjatë me reperen e suksesshme, Tayna. Për Danin, ajo nuk është vetëm kliente, por edhe një mike shumë e mirë.
“Taynën e kam shoqe shumë të mirë. E njoh prej kohësh, sepse fillimisht ka ushtruar me Getin – aty edhe e kam takuar për herë të parë. Më pas ma solli menaxheri i saj, Rinori, pasi edhe ai ka ushtruar me mua. Kur e panë suksesin tim dhe dedikimin në punë, vendosën të punojmë bashkë”, ka thënë ai gjatë podcastit.
Ai shtoi se ky bashkëpunim vazhdon intensivisht. “Ushtroj me të çdo ditë. Ajo është shumë e rregullt – ushtron 3 deri në 4 herë në ditë. Ka disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Dani, duke vlerësuar maksimalisht reperen për seriozitetin e saj.
Në episod, trajneri foli edhe për sfidat, motivimin dhe procesin e ndërtimit të besimit me klientët, duke theksuar se marrëdhënia e tij me Taynën është shembull i punës së mirëfilltë dhe miqësisë që lind natyrshëm nga përkushtimi profesional. /Telegrafi/



