Gaxherri: Veç dy persona i kemi në Kosovë që s’i përgjigjen Prokurorisë, Radoiçiqin e Kurtin

Gazetari Ardian Gaxherri në emisionin “Ora Shtatë” ka thënë se ligji duhet të respektohet.

Megjithëse sipas tij, në Kosovë janë vetëm dy njerëz që nuk respektojnë ligjin dhe Prokurorinë Speciale të vendit, transmeton Klankosova.tv.

“Ne i kemi vetëm dy persona këtu në Kosovë, është e dhimbshme, e shumica e njerëzve munden me keqkuptu, po s’e kam problem nëse keqkuptohet. E ke Radoiçiqin edhe Albin Kurtin që nuk i përgjigjen Prokurorisë Speciale. Çështja është kështu, çka ka një shqiptar më shumë në Kosovë sesa një serb? Asgjë. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë, jemi shtet multietnik. Përderisa Radoiçiqit i themi kriminel, pse s’po mundemi me i thanë edhe Albin Kurtit kriminel? Sepse veç që është shqiptar e ai serb, kurrgjë s’ka dallim. Sepse ai që i shkel ligjet, ndryshe nuk mund të quhet”, tha Gaxherri.

The post Gaxherri: Veç dy persona i kemi në Kosovë që s’i përgjigjen Prokurorisë, Radoiçiqin e Kurtin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news