Gjermania do të financojë armët ukrainase me rreze të gjatë veprimi

Gjermania do të financojë armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë, pa rezerva ose kufizime në rreze veprimi. Kështu deklaroi kancelari gjerman, Friedrich Merz, në një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mërkurën.

Detajet e marrëveshjes nuk bëhen publike, por kur u pyet se çfarë do të ndodhë me raketën gjermane me rreze të gjatë veprimi Taurus, Merz u përgjigj se prodhimi i armëve në Ukrainë po zhvillohet në bashkëpunim me Gjermaninë, raportojnë mediet e huaja.

Zelensky deklaroi gjithashtu se ata kanë rënë dakord për investime në industrinë e mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas Merz, duhet të sigurohet gjithashtu që tubacioni i gazit Nord Stream 2 të mos rihapet. Qëllimi i masave është të rritet presioni mbi Rusinë që të bjerë dakord për negociatat e paqes.

Latest news
Related news