Gjermania voton për parlamentin dhe kancelarin e ri

Rreth 59. 1 milionë gjermanë me të drejtë vote do të bëjnë zgjedhjet e tyre nga ku do të dalë edhe qeveria e re.

Zgjedhjet janë të parakohshme, pasi më 6 nëntor të vitit të kaluar, kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e financave Linder, ndërkohë më 27 dhjetor, presidenti shpërndau parlamentin.

Në garë për kancelarë janë katër kandidatë: Olaf Scholz, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të qeverisë gjermane, si edhe Fredrich Merz, kandidati i CDU-së.

Përballë këtyre dy kandidaturave është Robert Habec nga të Gjerbërit dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.

Latest news
Related news