Grabitje me vlerë 1 milionë euro, arrestohen 7 “skifterët” e Niklës në Francë

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për një seri grabitjesh të artikujve luksozë dhe bizhuterive në Francë dhe Belgjikë.

Grupi ka realizuar më shumë se 49 vjedhje në rezidenca të personazheve të njohur dhe të pasur, të botës së artit, sportit e të tjera.

Grupi kriminal është pagëzuar me emrin “Nikla” nga autoritetet franceze.

Ai drejtohej nga një kriminel shqiptar, i cili ishte arratisur në 2022 nga burgu i Trevizos në Itali dhe kërkohej nga Interpoli, njofton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Edison Pula, së bashku me një tjetër grabitës u arrestuan  më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët u kapën më 4 mars pranë Reims. 30-vjeçari i lindur në Krujë është dënuar me 14 vjet burgim, për vepra penalet “vrasja me paramendim”, “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “vjedhja me dhunë”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “vjedhja” dhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ai u identifikua falë profilit të tij gjenetik, të zbuluar në më shumë se 30 vendngjarje të ndryshme të grabitjeve.

Sipas autoriteteve, vlera e sendeve të vjedhura nga grupi i Pulës tejkalon një milion euro.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi mbi 650.000 euro sende të vjedhura, duke përfshirë bizhuteri, orë të shtrenjta, çanta luksi, para cash dhe automjete.

The post Grabitje me vlerë 1 milionë euro, arrestohen 7 “skifterët” e Niklës në Francë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news