Hajnat i hyjnë në banesë një gruaje në Prishtinë – i vjedhin ar në vlerë prej 3000 euroshSinjali

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar sot në Prishtinë, ku një grua ka mbetur viktimë e hajdutëve që i kanë hyrë në banesë dhe i kanë vjedhur një sasi ari, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana”, ku viktima ka deklaruar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe i kanë vjedhur ar në vlerë rreth 3000 euro.

Sipas saj, ajo jeton e vetme dhe askush tjetër nuk posedon çelësin e banesës. Po ashtu, është konstatuar se objekti ku ndodhet banesa nuk është i mbuluar me kamera sigurie në katin e dytë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar që të hapet procedurë për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimet për identifikimin e autorëve dhe kthimin e sendeve të vjedhura janë duke vazhduar.

Gazeta Sinjali do të sjellë informacione të reja sapo të ketë zhvillime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news