Hajnat vjedhin pajisje elektrike dhe elektro-shtëpiake nga një shtëpi në ndërtim në ZveçanSinjali

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset dhe qytetarët, Gazeta Sinjali.

Një rast i vjedhjes është raportuar edhe dje në komunën e Zveçanit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi në ndërtim dhe kanë marrë pajisje të ndryshme me vlerë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se persona të dyshuar kanë hyrë në objektin e saj, i cili është ende në proces ndërtimi dhe nuk është i pajisur me dyer apo dritare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe kanë konstatuar se janë vjedhur pajisje elektrike dhe elektro-shtëpiake

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e hetimeve nën veprën penale “Vjedhje”.

Rasti është në fazën e hetimeve nga njësitë kompetente.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news