Mblidhen çdo 28 qershor në Gazimestan të Prishtinës.
E me plot krenari mburren qysh paraardhësit e tyre i dolën përballë Perandorisë Osmane, e madje edhe ia vranë Sulltan Muratin, raporton Klan Kosova.
Por, këtë version të serbëve për Betejën e Kosovës, po e hedhin poshtë historianët shqiptarë, tani në përvjetorin 636 të saj.
Sipas tyre, nuk qëndron data që e përmend Beogradi.
Në simpoziumin e organizuar nga shoqata “Kufijtë e Arbërit” potencuan pretendimet e Serbisë për ta përvetësuar këtë betejë si të tyren.
Edhe një tjetër historian ritheksoi qasjen e Kishës Ortodokse Serbe karshi kësaj ngjarjeje.
Kjo betejë u zhvillua midis forcave të krishtera të Ballkanit dhe Evropës në njërën anë dhe në anën tjetër forcave të Perandorisë Osmane. /Klankosova.tv
The post Historianët: Beteja e Kosovës ishte më 15, e jo më 28 qershor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



