Një qytetar serb nga komuna e Kllokotit është zhdukur në rrethana të pazakonta pasi u nis në këmbë për në Preshevë, por humbi rrugën në zonën malore, duke ngritur shqetësim te familjarët dhe autoritetet.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 19:00, qytetarët Srdjan Balosevic dhe Jovica Nojkic, nga fshati Mogillë, kanë njoftuar se kushëriri i tyre, Zoran Krcmarevic, ishte nisur nga shtëpia rreth orës 13:00, por nuk ishte kthyer më dhe kishte humbur kontaktin me rrugën.
Ata kanë mundur të komunikojnë me të në telefon rreth orës 18:00, ku Zorani u ka thënë: “Jam nisur për në Preshevë, por kam hyrë në një mal, tash jam te një rrymë e vogël uji. Nuk po di ku jam, mali është shumë i dendur.”
Gruaja e tij, Dobrila Krcmarevic, ka deklaruar se burri i saj është nisur me bluzë ngjyrë të kaltër me mëngë të shkurtra, pantallona të zeza, patika të vjetra dhe një xhaketë e vjetër. Ai ka marrë me vete edhe letërnjoftimin, ndërsa sipas saj, gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë.
Pas marrjes së informatës, janë angazhuar njësitet e Stacionit Policor në Kllokot, përkrah njësive nga SP Viti, SP Gjilan, si dhe njësitë për kërkim dhe shpëtim të NJHR-së dhe NJRSH-së. Kërkimi është përqendruar në zonën Pasjan – Muçibabë, ku është lokalizuar sinjali i fundit i telefonit.
Rreth orës 23:00, Garda Kombëtare ka njoftuar se njësia e kërkim-shpëtimit do t’i bashkohet kërkimit mëngjesin e nesërm, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Person i zhdukur”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



