Një tjetër rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike është zbuluar në pikën kufitare në Vërmicë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se mbrëmë rreth orës 22:30, është ndaluar një veturë, që drejtohej nga i dyshuari A.Sh, 20 vjeçar.
Gjatë kontrollit, në pjesën e sipërme të tavanit të veturës, është zbuluar sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë, e ndarë në dy qese najloni.
Përveç substancës narkotike, janë sekuestruar edhe: – Një mulli (grinder), dy pako me letra për rrotullim OCB.
Lidhur me rastin është njoftuar Departamenti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prizren, të cilët kanë ndërmarrë veprimet hetimore dhe e kanë shoqëruar të dyshuarin për intervistim.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të mëtejshëm rreth këtij rasti.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



