Studentja, Bhoomi Chauhan, ka shpëtuar nga tragjedia e rrrëzimit të aeroplanit pasi ishte vonuar në trafik me c’rast e kishte humbur fluturimin.
Chauhan, studente e administrimit të biznesit që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, kishte qenë në vizitë në Indinë perëndimore për pushime, shkruan BBC.
28-vjeçarja duhej të fluturonte për në shtëpi me AI171 të enjten, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke lënë të vdekur 241 persona në bord dhe më shumë në tokë.
“U zemëruam shumë me shoferin tonë dhe u larguam nga aeroporti të frustruar,” kujton ajo. “Isha shumë e zhgënjyer.
“U larguam nga aeroporti dhe qëndruam diku për të pirë çaj dhe pas pak, para se të niseshim… po flisnim me agjentin e udhëtimit se si të merrnim një rimbursim për biletën.
“Atje, mora një telefonatë që tha se avioni ishte rrëzuar.”
“Kjo është një mrekulli e vërtetë për mua.”
The post I shpëtoi rrëzimit të aeroplanit në Indi pasi u vonua për në aeroport appeared first on Klan Kosova.



