Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon gjuhën kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj medieveSinjali

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), i cili i është bashkuar AGK-së dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) në dënimin e komenteve të papranueshme të anëtarit të KQZ-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Ky i fundit i ka quajtur gazetarët “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë.”

“Ne e mirëpresim hapjen e një hetimi policor dhe i bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij në pushtet që ta dënojnë publikisht dhe të distancohen nga kjo retorikë e rrezikshme e Kurteshit. Partia e tij duhet t’i kërkojë Kurteshit që të kërkojë falje publike për komentet dhe të përmbahet nga bërja e komenteve të ngjashme dhe të rrezikshme në të ardhmen”, është deklaruar në faqen zyrtare të IPI në Facebook.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news