Inter futet në garë për Anan Khalaili, Union kërkon 20-25 milionë euro

Dështoi Marco Palestra, Inter ka ide tjera dhe shumë të mira.

Inter po e konsideron seriozisht transferimin e Anan Khalailit, talentit 21-vjeçar që aktivizohet te Union Saint-Gilloise.

Anësori izraelit, i njohur për shpejtësinë dhe aftësinë në krahun e djathtë, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve zikaltër, të cilët po përgatiten të sfidojnë Napolin për firmën e tij.

Negociatat pritet të varen nga kërkesat e klubit belg, që vlerëson kartonin e Khalailit rreth 20-25 milionë euro.

Inter e sheh atë si një investim për të ardhmen, ndërsa lojtari konsiderohet një nga talentët më premtues të brezit të ri në futbollin izraelit./Klankosova.tv

Latest news
Related news