Ish-banori i BBVK-së: Labi ka trazuar banorët (VIDEO)

Ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi ka diskutuar për edicionin më të ri të këtij formati gjigant.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Krasniqi tha se starti i edicionit të katërt, është jashtëzakonisht i mirë, derisa shtoi se po ka laramani të karaktereve brenda, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, ai tha se Labi, ka trazuar banorët, e po ashtu pati disa fjalë për Londrimin dhe Klodin.

“Labi pak i ka trazu banorët. Londrimi e Klodi janë në teh qaty-qaty, ashtu po flitet. Edhe po ashtu e di që mbrëmë një sfilatë e kanë bërë vajzat. Starti është shumë i mirë, po ka karaktere të ndryshme”, u shpreh Krasniqi.

The post Ish-banori i BBVK-së: Labi ka trazuar banorët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news