Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Drejë të Istogut. Të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”.
“Mjeku kujdestar ka thënë se ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi. /Klankosova.tv
The post Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut appeared first on Klan Kosova.



