Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali të arrestuar janë: Rejhan Bela i lindur më 2007, Haki Bela i lindur më 1999 dhe Rilind Murati i lindur më 2003.


Rejhan Bela dhe Haki Bela


Rilind Murati
Të arrestuarit tjerë të dyshuar janë: Edmond Lika, Diamant Gashi, Vatan Qaka dhe Shkëlqim Kuka.
Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali deri tash janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali është dhe një ish-ushtar i FSK-së.
Disa të arrestuar janë kapur si të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Në vendet ku janë kryer kontrollet janë siguruar edhe dëshmi materiale, telefona dhe pamjeve të kamerave.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë një numër i madh policësh.




Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



