Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nismës për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku janë dorëzuar 148 nënshkrime të paraverifikuara nga anëtarë të LDK-së.
Abdixhiku ka bërë të ditur se ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të partisë që të nisë menjëherë procedurat për organizimin e këtij kuvendi, duke theksuar se procesi do të zhvillohet sipas rregullave të brendshme të LDK-së.
Ai ka deklaruar se nuk do t’i shmanget një procesi demokratik dhe se vendimi për të ardhmen e tij në krye të partisë do t’i takojë delegatëve.
“LDK ka qenë dhe duhet të mbetet shtëpi e demokracisë. Nuk do t’i iki asnjë vote dhe nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës”, ka thënë Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka njoftuar gjithashtu se do t’i ndërpresë angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës deri në përfundimin e procesit të brendshëm politik në parti.
Pas certifikimit të nënshkrimeve, pritet të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku delegatët do të vendosin përmes votës për drejtimin e ardhshëm të LDK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



