Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka dështuar procesin e Vettingut.
Ajo në T7 thotë se këtë dështim e kanë bërë me qëllim.
“Lëvizja Vetëvendosje e ka dështu procesin. Sepse në mënyrë paralele i ka nis tri reforma madhore në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe të triat ia kanë dërguar Komisionit të Venecias e i kanë thënë: Na lë t’i bëjmë të gjitha. Është e natyrshme që nuk të lënë, sepse edhe shtete më të zhvilluara nuk i kanë lënë me i bë të gjitha. Natyrisht që e kanë bërë me qëllim”, deklaroi ajo.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



