Konkursi për drejtor: Tetë klinika me nga vetëm një kandidat (VIDEO)

Se kush do të bëhet drejtor dihet qysh në fazën e aplikimit, ngase në tetë klinika të QKUK-së për këtë pozitë gara çuditshëm u zhvillua pa asnjë kundërkandidat, pra konkurrencë nuk pati.

Moskonkurreca në konkurset publike për pozitat menaxheriale pasqyron shumëçka, sipas një njohësi të ligjit.

Ndërkaq për gjashtë klinika të tjera, gara është më e ashpër me dy-tre kandidatë.

Megjithatë, anise këta profesionistë shëndetësorë kanë hyrë në test me shkrim më 15 maj, rezultatet se kush e kaloi ose jo atë ende nuk janë publikuar zyrtarisht nga QKUK/ShSKUK.

Anise si rrallë herë në disa media online u raportua për të përzgjedhurit në këtë fazë të rekrutimit.

Derisa, disa mjekë të cilët po e synojnë pozitën e drejtorit në klinikë, jo zyrtarisht i kanë shprehur dyshimet tek televizioni për kompremetimin e këtij procesi.

Në fakt pothuajse të gjitha këto klinika ka kohë që udhëhiqen me ushtrues detyre, ku për disa nga to ka dështuar disa herë konkursi.

Lidhur me këtë cështje QKUK nuk ka ofruar asnjë sqarim.

Latest news
Related news