“Kontraceptivi vetëm më recetë”, endokrinologu përmend efektet anësore (VIDEO)

Përdorimi i pilulave të cilat parandalojnë shtatzëninë, por edhe pilulat të cilat merren pas marrëdhënieve seksuale mes një çifti, duket se janë shndërruar në një problem serioz sidomos për të rinjtë.

Efektet anësore të keqpërdorimit të tyre sipas endokrinologëve në vend janë të shumta.

Në emisionin e së hënës, në një intervistë ekskluzive për KIKS-in, endokrinologu Almedin Ramizi flet për anët negative të këtyre pilulave duke lutur që të mos përdoren pa recetë mjekësore.

”Bëj apel që assesi këto pilula të mos përdoren pa recetë mjekësore, më saktë të mjekut përkatës”, tha Ramizi për KIKS-in.

The post “Kontraceptivi vetëm më recetë”, endokrinologu përmend efektet anësore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news