Kotorri: Ky vit shansi i fundit për të rregulluar gjërat – keq nëse universi e bën për ju

Astrologia e njohur, Antigona Kotorri në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, tha fillimisht se dita e ditëlindjes së çdo personi është më e rëndësishmja për ta, dhe se duhet pasur shumë kujdes se çfarë energjie përçon në atë ditë.

“Ajo energji të përcjell gjatë gjithë viti. Është mirë të shkosh në vendet që ke dëshirë të shkosh, e të bësh punë që ti do t’i bësh. Është e rëndësishme që vetëm vetes të ia kushtosh atë ditë”, u shpreh tutje Kotorri.

E sa i përket javës që po hyjmë, Kotorri thotë se asgjë e madhe nuk i pret 12 shenjat e horoskopit.

“Kemi pesë planete që ‘janë kthyer mbrapa’. Është kohë reflektimi për të gjithë ne”,  u shpreh astrologia.

“2025-ta është shansi i fundit për gjërat që duhet të rregullohen, qofshin ato raporte apo çka do tjetër”, tha tutje ai.

Ajo shton se nëse universi e bën këtë gjë për ju, gjërat do të bëhen më keq.

The post Kotorri: Ky vit shansi i fundit për të rregulluar gjërat – keq nëse universi e bën për ju appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news