Gjyqtarët e basketbollit nuk janë paguar tash e gati tre muaj.
Këtë e konfirmoi në emisionin Asist, vet kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
“Nuk janë katër muaj siç po proklamohet, por tash e dy muaj nuk i kanë marrë pagat gjyqtarët, kjo është e vërtetë”.
Fetahu tregoi edhe arsyet pse po ndodh kjo.
“FBK ka mungesë të fondeve, nuk kemi mjete. Një sponsor që kishim është larguar dhe kjo e ka vështirësuar gjendjen”, vazhdoi kreu i Federatës.
Sipas tij, javën tjetër mund të bëjen 3 muaj që po përballen me këto probleme.
Emisionin Asist mund ta ndiqni ta live, në kanalin Sport 1 në platformën ArtMotion, kurse pas mesnate, në Klan Kosova.
The post Kryetari i FBK-së e pranon në Asist se gjyqtarët nuk janë paguar tash e dy muaj appeared first on Klan Kosova.



