Kualifikimet për Champions, triumfojnë Qarabagu dhe Clube Brugge

Sonte janë zhvilluar tri ndeshje në rundin e fundit kualifikues për në Champions League.

Crvena Zvezda pësoi në shtëpi nga klubi qipriot, Pafos, 1:2.

Ndërkaq, Qarabagu që eliminoi Dritën përgjatë rrugës, po tregohet kundërshtar i ashpër edhe me Ferencvarosin.

Klubi nga Azerbejxhani arriti të ikën me fitore nga Hungaria, pasi ngadhënjeu 1:3.

Me rezultat identik si mysafir fitoi në Skoci ndaj Glasgow Rangers edhe Clube Brugge.

Ndeshjet kthyese mes këtyre klubeve do të luhen javën e ardhshme.

The post Kualifikimet për Champions, triumfojnë Qarabagu dhe Clube Brugge appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news