Një rast tronditës i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, ku një 36 vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij, duke tentuar ta ngulfaste pas një përplasjeje brenda banesës.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se personi i dyshuar është Edip Mehmeti, ndërsa viktima është babai i tij, V.M
Pas incidentit, të dy palëve u është ofruar trajtim mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit për dhunë në familje, është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sinjali do të sjellë detaje shtesë në vijim për këtë rast që ka tronditur opinionin dhe ka rikthyer në vëmendje dhunën brenda familjes.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



