Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin fatal në rrugën nacionale Prishtinë–FerizajSinjali

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, afër rrethit te KFC-ja në Llapnasell, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi se në vetëaksident me pasoja fatale, ka humbur jetën Leonard Avdyli, rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se ishte në timon në momentin kur vetura ka dalë nga rruga.

Gazeta Sinjali ka siguruar një fotografi të të riut, i cili humbi jetën tragjikisht.

I ndjeri siç merr vesh Gazeta Sinjali ka pasur nënshtetësi zvicerane, dhe merret vesh se ka jetuar atje.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, por ende nuk kanë treguar për kohën e varrimit të të ndjerit.

Në veturë ndodhej edhe një pasagjere e cila ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Automjeti i përfshirë në aksident është një Shkoda, i cili për arsye ende të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është aksidentuar rëndë.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është duke zhvilluar ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Ndërsa, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë në orët në vijim.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news