Leeds pranë Julian Brandt

Julian Brandt është shumë pranë një transferimi te Leeds United.

Mesfushori gjerman, i mbetur pa klub pas largimit nga Borussia Dortmund, po zhvillon bisedime të avancuara me klubin anglez.

Babai dhe agjenti i tij, Jurgen Brandt, ka qenë gjatë kësaj jave në qendrën stërvitore të Leedsit, ku palët po diskutojnë detajet e marrëveshjes.

Roma dhe Juventusi kishin shfaqur interes për 30-vjeçarin, por gjithçka tregon se ai do ta vazhdojë karrierën në “Elland Road”, duke zgjedhur aventurën e re në futbollin anglez.

Latest news
Related news