Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë në Kosovë (solare)

Eco Park Group LLC me seli në Gjakovë me adresë Rr. Qafa, fshati Madanaj, përmes procedurës së Autorizimit për Ndërtim të Kapaciteteve të Reja, ka ndërtuar gjeneratorin e energjisë elektrike të quajtur Eco Park Group 6MW me kapacitet 6MW në lokacionin “Kodra e Hutit” komuna e Gjakovës, andaj me pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr. 07/2017), nëpërmjet kësaj njofton palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji në Kosovë, për Licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike me kapacitet prej 6MW.

Aplikacioni për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike, me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën finale për vendimmarrje.

Pas licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, i licencuari mund të kryejë aktivitetin e prodhimit të energjisë në Kosovë, në pajtim me dispozitat e licencës, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë, dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Të gjitha palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë (portal). Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. “Bekim Fehmiu” (ndërtesa e Arting), Kati i II-të, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

The post Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë në Kosovë (solare) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news