Mblidhet KQZ-ja, ja rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës.

Kjo mbledhje nis nga ora 11:00.

Gjatë këtij takimi, është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, transmeton Klankosova.tv.

Një ditë më parë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë, si dhe përsëritjen e procesit.

PZAP-ja refuzon kërkesën e VV-së për anulimin e votave me postë

Ndërkaq, Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar.

Ai ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rinumërimin e votave.

Arben Gashi kërkon nga KQZ rinumërimin e të gjitha votave

The post Mblidhet KQZ-ja, ja rendi i ditës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news