Me kë preferon LDK-ja koalicion parazgjedhor? – Berat Rukiqi sot në “DPT te Fidani”

Këtë të premte në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jetë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar qeverinë.

Gjithashtu, me Rukiqin do të flasim për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, koalicionet e mundshme të LDK-së, si dhe për aderimet në këtë parti.

Me kë preferon koalicion LDK-ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme?

A do të ketë aderime të reja në LDK para zgjedhjeve?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

 

The post Me kë preferon LDK-ja koalicion parazgjedhor? – Berat Rukiqi sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news