Merr flakë një shtëpi në Rahovec (VIDEO)

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Rahovec.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në shuarjen e flakëve.

Klankosova.tv, mëson po ashtu se në ndihmë iu kanë dalë edhe zjarrfikësit nga Malisheva.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksi, zjarri ka prekur dhe një pjesë të shtëpisë ngjitur, dhe po punohet për t’i lokalizuar flakët.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë, dhe është në pritje të një përgjigjeje më të detajuar.

 

The post Merr flakë një shtëpi në Rahovec (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news