Ngjarja tragjike në Vushtrri, ku një 19-vjeçar u vra nga bashkëmoshatari i tij, ka ngritur shqetësime mbi dhunën mes të rinjve dhe ndikimin e rrjeteve sociale në sjelljen e tyre.
Kriminologia Dita Çapraz thotë se ky rast mund të shihet si pjesë e një fenomeni më të gjerë të njohur si krimi i rinisë.
“Ndikimi i grupeve në rrjetet sociale është një temë e studiuar në kriminologji. Këto grupacione formojnë dinamikat e sjelljes së adoleshentëve dhe ndikojnë në ndërveprimet mes tyre, kjo quhet edhe pak a shumë si “Fenomen i krimit të rinisë”, tha Çapraz, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:
The post Motivi i vrasjes në Vushtrri, kriminologia: “Fenomen i krimit të rinisë” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



