Nga skena në sofrën e iftarit – Yjet që agjërojnë Ramazan (VIDEO) 

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar dhe bashkë me miliona besimtarë anembanë botës, edhe disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare i janë përkushtuar agjërimit.

Ndër ta është këngëtari Ardi, i cili prej vitesh ndjek me përkushtim këtë traditë.

Në listën e artistëve që agjërojnë përfshihet edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e njohur për besimin e saj.

Nuk mungon as dyshja vëllazërore e hip-hop-it, Mozzik dhe Getinjo, të cilët shpesh kanë folur për lidhjen e tyre me fenë, njofton Klankosova.tv.

Reperi Mc Kresha gjithashtu e ndjek Ramazanin, ndërsa emra të tjerë si Leonora Jakupi dhe Filloreta Raçi (Fifi) janë emrat e aluduar që mbajnë muajin sakrifikues.

Ndiqni detajet e tjera në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova:

The post Nga skena në sofrën e iftarit – Yjet që agjërojnë Ramazan (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news