Një cisternë nafte dhe një anije mallrash përplasen në Detin e Veriut

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash janë përplasur në brigjet e Anglisë lindore dhe një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, tha të hënën roja bregdetare e Britanisë.

Disa varka shpëtimi dhe një helikopter shpëtimi i rojes bregdetare u dërguan në vendngjarje në Detin e Veriut, së bashku me një aeroplan të rojes bregdetare dhe anije aty pranë me aftësi zjarrfikëse.

BBC raportoi se cisterna e naftës është në flakë, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia Detare dhe Rojet Bregdetare tha se alarmi u ngrit në orën 9:48 të mëngjesit. Vendi i përplasjes është në brigjet e Hull, rreth 250 kilometra në veri të Londrës, raporton Associated press, transmeton Klankosova.tv.

The post Një cisternë nafte dhe një anije mallrash përplasen në Detin e Veriut appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news