Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për të miturin që dyshohet se ka tentuar të vrasë një bashkëmoshatar të tij, në një incident të rëndë të ndodhur më 27 prill 2025, përballë shkollës së mesme të mjekësisë në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme përmes rrjetit social “Snapchat”, që kulmoi me dhunën fizike.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 27.04.2025, rreth orës 15:10, në një rrugë në Ferizaj, përkatësisht përballë shkollës se mesme të mjekësisë, i mituri me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, përmes rrjetit social “snapchat”, dhe me tu takuar në oborrin e shkollës së lartcekur, i mituri paraprakisht kishte siguruar një mjet të mprehtë-thikë, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor apo dëmtimin e shëndetit, ku fillimisht e ofendon me fjalë banale të dëmtuarin, e më pas e godet tre herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Sinjali kishte siguruar informacione ekskluzive për ngjarjen e tmerrshme, ku viktima, gjithashtu i mitur, u godit me thikë në gjoks dhe krah, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas informacionit të Gjykatës, të mituri dyshohet se ka siguruar një thikë, e cila u përdor për të goditur viktimën pas një përplasjeje verbale në oborrin e shkollës.
Sipas njoftimit të Gjykatës, ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur i akuzuari e ofendoi viktimën dhe më pas e goditi disa herë me thikë.
Viktima e ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, dhe për shkak të gjendjes kritike, është transportuar urgjentisht për trajtim më të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Raportet mjekësore të datës 27 prill 2025 konfirmojnë lëndimet e rënda trupore të viktimës.
Në lidhje me këtë ngjarje, kujtojmë se Sinjali ka raportuar ekskluzivisht më parë për këtë rast, ku të miturit të dyshuar për therjen e 16-vjeçarit e ka pranuar veprën dhe rasti është ri-kualifikuar nga Prokuroria si tentim vrasje.
Për më shumë detaje rreth këtij rasti, mund të lexoni raportimet tona të mëparshme këtu.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



