“Nuk kam zemër me shku me pa Ismetin, qajë gjatë lojës”, rrëfimi i gruas së Munishit (VIDEO)

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, i ftuar ishte trajneri Ismet Munishi me gruan e tij Fluturën.

Gruaja e Ismet Munishit, Flutura bëri të ditur se e përkrah shumë bashkëshortin, dhe se nuk e humbet asnjë ndeshje të futbollit dhe është para ekranit.

Ajo tha se tashmë “janë bërë si vëlla e si motër” dhe se nuk e ndjen që e ka shok të jetës.

“Nuk kam zemër me shku me pa Ismetin, unë më shumë kajë gjatë lojës, sesa që… ose kur janë aksione unë e largoj kokën, sepse kështu jemi të lidhur”, tha ajo.

Në anën tjetër, Munishi tha se familjes i ka thënë që të mos shkojnë në stadium pasi që ndeshjet transmetohen.

Ndër tjerash, Flutura bëri të ditur se në shtëpi Munishi është shumë i qetë dhe “nervozja” është vetë ajo.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post “Nuk kam zemër me shku me pa Ismetin, qajë gjatë lojës”, rrëfimi i gruas së Munishit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news