Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lulzim Zeneli në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha qytetarët e Kosovës zgjedhjet e reja parlamentare po i shohin si mundësi të re.
Ai potencoi se LDK është tërë kohën në terren me qytetarët e vendit të cilët sipas tij kërkojnë më shumë seriozitet, përgjegjësi dhe kompetencë në vendimmarrje në qeverisjen e vendit, raporton klankosova.tv.
“Në këto zgjedhje, çdo qytetar i Kosovës e sheh si mundësi të re. Vërehet një energji, një mobilizim dhe këtë më së miri e sheh LDK për vet faktin se gjindet çdo sekond në terren, derë më derë, qytet më qytet dhe kjo po vërehet se qytetarët e Kosovës kërkojnë shumë më shumë seriozitet, kërkojnë përgjegjësi dhe kërkojnë kompetencë në vendimmarrje në qeverisjen e vendit”, tha Zeneli.



