Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Në këtë takim, u diskutua për ngjarjet e fundit politike në vend, përfshirë zhvillimet në drejtim të konsolidimit institucional, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe funksionalitetit demokratik.
Presidentja Osmani dhe Ambasadori Rohde diskutuan edhe për formimin e qeverisë së re gjermane, me ç’rast Presidentja Osmani ka shprehur bindjen se përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të mbetet prioritet edhe në këtë kapitull të ri politik në Berlin.
“Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Presidentja Osmani vlerësoi gjithashtu rolin e Gjermanisë si mbështetëse e fuqishme e perspektivës evropiane të Kosovës dhe e theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në kuadër të institucioneve të BE-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe edicionit të sivjetmë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në Prishtinë, si dhe bashkëpunimit të rregullt drejt avancimit të kësaj agjende.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



