Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e masakrave që ndodhën më 21 prill 1999 në katër vendndodhje të ndryshme të Kosovës, ku forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen krime të tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm, raporton Gazeta Sinjali.
“21 prilli i vitit 1999, një ditë, katër vendndodhje, një krim nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Në të njëjtën ditë, në pjesë të ndryshme të Kosovës, forcat kriminale serbe vranë me gjakftohtësi dhjetëra civilë të pafajshëm, duke lënë pas vetëm dhimbje, kujtime dhe thirrjen për drejtësi, e cila nuk ka pushuar asnjëherë”, ka thënë presidentja Osmani.
Ajo ka theksuar se në Grashticë të Prishtinës, 60 burra të zhvendosur nga fshatrat e Gollakut u vranë mizorisht nga forcat serbe. Trupat e tyre u hodhën në lumë në një përpjekje për të fshirë çdo gjurmë të krimit.
Tutje, në Nakaradë të Fushë Kosovës, ajo përmendi vrasjen e 16 burrave dhe djemve të familjes Mirena, të cilët u ndanë nga të afërmit dhe u ekzekutuan në mënyrë brutale.
“16 burra dhe djem të familjes Mirena u ndanë nga të afërmit e tyre dhe më pas u vranë brutalisht. Ky ishte një tjetër akt barbar, një tjetër krim që nuk mund të harrohet”, tha Osmani.
Në Dragaqinë të Suharekës, Osmani kujtoi masakrën ndaj 11 civilëve shqiptarë, të cilët u torturuan dhe më pas u hodhën në një pus, ku trupi i tyre u mbulua me mbetje ndërtimore.
“Krimi në Dragaqinë ka qenë i tmerrshëm. 11 civilë shqiptarë u torturuan mizorisht dhe u hodhën në pus, i cili u mbush me mbetje ndërtimore. Ky krim u mbulua fizikisht, por kurrë nuk u harrua”, tha ajo.
Në Sopijë të Suharekës, ajo përmendi vrasjen e 7 anëtarëve të familjes Ilazi dhe një tjetër të familjes Sopa. Ky akt dhune ka synuar shkatërrimin e brezave të tërë të shqiptarëve.
Presidentja Osmani tha se këto ngjarje tragjike nuk janë thjesht pjesë e historisë, por janë plagë të gjalla në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës: “Plagë që kërkojnë drejtësi. Plagë që na obligojnë të mos harrojmë kurrë. I përhershëm qoftë kujtimi për martirët!”, përfundoi ajo.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



