Panik në Gjermani! Makina futet në mes të turmës, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Autoritetet gjermane janë alarmuar pas një incidenti me një makinë që hyri në mes të turmës, duke përplasur qytetarët në qytetin e Mannheim.

Bild raporton se nga incidenti është vrarë një person, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Gazeta gjermane raporton gjithashtu se drejtuesi i mjetit është arrestuar, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë që autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Në Mannheim, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit për shkak të një operacioni të madh policor.

Latest news
Related news