Një rast shqetësues është regjistruar në orët e vona të natës në rrugën “Tirana”, në kompleksin e banesave “Prime Construction”, ku një banor ka raportuar dëmtimin e qëllimshëm të automjetit të tij.
Burime të Sinjalit mësojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të 19 majit 2025, kur Gentina Rexhepi, banor i kompleksit, ka konstatuar se të katër gomat e veturës së tij të tipit Seat, janë shpërthyer qëllimisht.
Sipas informacioneve, vetura ishte parkuar në vendin e rregullt të parkingut në bllokun e banimit, rreth orës 16:00. Kur pronari është kthyer dikur rreth mesnate, ka vërejtur dëmtimet dhe ka kontrolluar pamjet nga kamerat e sigurisë që posedon vetë.
Aty ai ka parë qartë një person me kapelë dhe i veshur me të zeza, duke i shpërthyer gomat me një mjet të mprehtë.
Ky incident ka shtuar ndjenjën e pasigurisë mes banorëve të kompleksit, të cilët kanë filluar të alarmohen për mungesën e sigurisë në hapësirat e përbashkëta.
Banorët shpresojnë se ky incident do të zbardhet së shpejti, për të parandaluar të tilla në të ardhmen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

