PDK dhe VV bëhen bashkë për balotazhin në Dragash

Patia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë rënë dakord për bashkëpunim në garën e balotazhit në Dragash.

Kjo u bë e ditur nga kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani, i cili përmes një postimi në Facebook thotë se kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim.

“Pas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Koalicionit Vakat dhe  Kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar”.

“Para arritjes së marrëveshjes është bërë harmonizimi i programeve dhe parimeve qeverisëse, të cilat do të shërbejnë si bazë për një qeverisje të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve të komunës sonë. Kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim”, ka thënë Shabani, njofton Klankosova.tv.

The post PDK dhe VV bëhen bashkë për balotazhin në Dragash appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news