Përplasja në Detin e Veriut, cisterna e naftës kaplohet nga zjarri – një person shtrihet në spital

Një cisternë nafte u përfshi në përplasje me një anije mallrash në brigjet e East Yorkshire.

Pas kësaj përplasjeje ajo u përfshi edhe nga flakët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, deri më tani 32 persona janë nxjerrë në breg. Ata po merren me autoambulanca.

Deputeti lokal, Graham Stuart thotë se ka folur me sekretarin e transportit dhe vetëm një person është shtruar në spital.

“36 marinarët e tjerë në të dy ekuipazhet janë të sigurt dhe të konstatuar”, shton ai.

Të gjithë janë tani në breg, por Stuart thotë se është i shqetësuar për “ndikimin e mundshëm ekologjik”.

Ai thotë se “po bën thirrje për një strukturë të unifikuar komanduese, për të bashkuar qeverinë, policinë, rojet bregdetare, Agjencinë e Mjedisit, autoritetet lokale dhe deputetët tuaj”.

The post Përplasja në Detin e Veriut, cisterna e naftës kaplohet nga zjarri – një person shtrihet në spital appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news