Poezitë e pesëvjeçares bëhen virale derisa gjyshi i saj e mbron Ukrainën

Pesëvjeçarja Zlata Ptytsia nga qyteti ukrainas Mezhova, aktualisht në front të luftës, reciton poezi për raketa, shpërthime dhe humbjen e shtëpisë.

Videot e saj janë bërë virale dhe shikuesit janë të mahnitur për mënyrën se si ajo i ndien fjalët që thotë.

Dronët rusë shkatërruan shkolla, kopshte fëmijësh, dyqane dhe një spital afër shtëpisë së saj, duke e detyruar familjen të ikte.

Gjyshi i vajzës, që është plagosur duke mbrojtur Ukrainën, dhe bashkëluftëtarët e tij u prekën shumë nga poezitë e saj. /REL/

Latest news
Related news